RISI: produkti me i ri per dobsim SLIM LINE SHOT super n'forme kete vere.

Kushtet e përdorimit


​Kushtet e Përdorimit

Duke vizituar apo porositur përmes cityshop.tv, ju pajtoheni me kushtet e përcaktuara më poshtë.

Ju lusim t’i lexoni ato me kujdes dhe të informoheni për rregullat që duhet zbatuar.

cityshop.tv posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit, pa njoftim paraprak.

Komunikimi me anë të mjeteve elektronike

Kur ju vizitoni cityshop.tv ose na dërgoni e-mail, ne komunikojmë përmes mënyrës elektronike. Ky komunikim realizohet përmes postës elektronike (e-mail), apo njoftimeve të cilat do t’i shpallim në web-faqe.

Mbrojtja e privatësisë

Në emër të cityshop.tv, zotohemi për të mbrojtur privatësinë e klientëve tanë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional.

Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit, mund të përdoren vetëm për qëllime informimi dhe promovimi të produkteve dhe shërbimeve nga Cityshop.

Ne u japim klientëve mundësi të zgjedhjes së vendimit nëse ata duan të fshihen nga listat e postimeve të përdorura për fushatat e marketingut.

Të gjitha të dhënat për përdoruesit/klientët janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion vetëm për punonjësit që e kanë të domosdoshme kryerjen e punës së tyre. Të gjithë punonjësit e cityshop.tv janë përgjegjës për të respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë së klientëve.  

 

Pronësia intelektuale

Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe, elementet e projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet , janë pronësi e cityshop.tv apo furnizuesit të saj dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të vetë kompanisë. Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale ose të shpërndahen për palët e treta.

   

Llogaria juaj

Nëse ju përdorni cityshop.tv, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së llogarisë dhe fjalëkalimin tuaj, që e keni pranuar gjatë regjistrimit në këtë faqe interneti. Duke përdorur web-faqen cityshop.tv, ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj, me fjalëkalimin tuaj.

 

Të miturit mund të përdorin cityshop.tv nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari.

cityshop.tv rezervon të drejtën që ta refuzojë shërbimin, ta përfundojë apo ta anulojë porosinë nëse konstaton se për blerje janë shkelur kushtet e përdorimit.

Të dhënat që i keni dhënë gjatë regjistrimit në cityshop.tv do të përdoren për shitblerjen e produkteve dhe krijimin e kontakteve afariste, e jo për qëllime tjera ose për palën e tretë.  

 

Përshkrimi i produktit

cityshop.tv nuk garanton që të gjitha të dhënat lidhur me produktet janë 100% (njëqind përqind) të sakta, të plota, të besueshme dhe pa gabime.  

 

Ndryshimi i të dhënave në Web-faqe

cityshop.tv rezervon të drejtën që në çdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në web-faqe.  

Ankesat

Për çfarëdo ankese që keni në lidhje me produktet apo shërbimet tona na kontaktoni në telefon  044 / 049 -260-900  apo në e-mail info@cityshop.tv

 

Orari

cityshop.tv pranon porosi nga ora 08-20:00h dhe këto porosi dërgohen për 24 deri në 72 orë pas porosisë, përveç orendive për zyre të cilat dërgohen brenda 5 ditëve të punës. Për porositë që bëhen gjatë vikendit, dërgesa bëhet të hënën.

 

KTHIMI DHE NDËRRIMI I PRODUKTIT:

 

-Nëse dëshironi brenda 48 orëve ju mund ta ktheni dhe ta ndërroni produktin me një produkt tjetër në vlerë të njejtë.

-Produkti duhet të jetë me paketimin origjinal, pa shenja gërvishtjeje dhe me të gjitha aksesorët e produktit dhe të paketimit.

-Produktin duhet ta sillni tek dyqani jonë fizik, ose ta dërgoni tek ne me postën që e morët (Pagesën e postës duhet ta bëni ju). Gjithashtu duhet të na thoni arsyen përse e ktheni në mënyrë që ne të përmirësohemi më tej në shërbimin tonë.